Gian Piero Vetrone dhe Antonio Conte

Shokohet Conte, vdes në moshën 62-vjeçare trajneri atletik i Tottenham! ‘Marinsi’ do mbahet mend si revolucionar

6 Tetor 2022, 16:45| Përditesimi: 6 Tetor 2022, 16:50

  • Share

Gian Piero Vetrone, përgatitësi atletik i Tottenham, është ndarë nga jeta në moshën 62-vjeçare.

Italiani vetëm pak ditë më parë kishte zbuluar se vuante nga leuçemia fulminante dhe është përkeqësuar papritur. Për rrjedhojë dy ditë më parë ishte shtruar në spitalin e Napolit, qytetin e tij të lindjes, në gjendje kome, ndërsa sot fatkeqësisht erdhi lajmi i kobshëm.

Vetrone, i cili mbante pseudonimin ushtarak ‘marins’ për shkak të karakterit strikt, cilësohet si revolucionar në futboll, pasi në vitet 1994 futi mënyra të reja të stërvitjes te Juventusi, duke i sjellë kësaj skuadre për disa vite sukseset më të mëdha në histori.

62-vjeçari ka qenë ndihmës i Marcelo Lippi-t para se të bashkpunonte me Conte-s, ndërsa trajneri i Tottenham anuloi konferencën për shtyp në prag të sfidës me Brighton në Premier League për këtë ngjarje. Burime thanë se trajneri i ‘spursave’ është i trishtuar për këtë ngjarje, ndërsa vetë Tottenham në rrjetet sociale shkroi:

“Jemi të shkatërruar të njoftojmë vdekjen e përgatitësit tonë atletik Gian Piero Ventrone. Të gjithëve në klub do t'i mungojë shumë, ndërsa mendimet tona shkojnë për familjen dhe miqtë e tij në këtë moment të trishtueshëm.”

Pamjet e futbollistëve Harry Kane dhe Soon këtë verë do mbesin në mendjen e futbolldashësve, pasi u panë të stërlodhur nga stërvitja e Vetrone.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?