Don Xhoni dhe Butrinti

Shokë të ngushtë por mungoi në ditëlindjen e tij! Kriset miqësia mes Don Xhonit dhe Butrint Imerit? Veprimi i fundit i tregon të gjitha

5 Korrik 2023, 12:20| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 12:26

  • Share

Butrint Imeri ka festuar së fundmi 27-vjetorin e tij të lindjes dhe si çdo vit këngëtari ka organizuar një festë madhështore mes familjarësh, miqsh dhe kolegësh. Por ajo që nuk i shpëtoi syrit vëzhgues të fansave ishte mungesa e Don Xhonit.

Në festën madhështore të ditëlindjes së Butrintit Imerit ishin të pranishëm shumë personazhe të njohur, mirëpo ajo që tërhoqi vëmendje ishte mungesa e Don Xhonit.

Butrint Imeri dhe Don Xhoni janë të njohur për miqësinë me njëri-tjetrin, përveç bashkëpunimeve dhe projekteve që kanë sjellë së bashku ne muzikë, djemtë kanë treguar se janë edhe shokë shumë të mirë.

Mungesa e pajustifikuar e Don Xhonit në ditëlindjen e Butrinitit dhe mungesa e një urimi publik për ditëlindjen e Butrintit, ka nxitur menjëherë aludimet për një krisje të raportit mes djemve.

E për ata që këto detaje nuk thonë detyrimisht diçka, fill pas raportimeve dy djemtë nuk ndiqen më në Instagram. Ata kanë hequr njëri-tjetrin papritur

 

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?