Jese Rodriguez dhe Armando Sadiku

Shok skuadre me Armando Sadikun, ish-i i Real Madrid firmos në Serie A

9 Shkurt 2023, 15:29| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 15:32

  • Share

Jese Rodriguez ka gjetur akordin dhe pas kalimit të testeve mjekësore do firmosë me Sampdorian në Serie A. 29-vjeçari nga Las Palmas ka lënë Ankaragucu në Superligën e Turqisë pas vetëm gjashtë muajve dhe kalon te "dorianët" që trajnohen nga Stankovic.

Sulmuesi anësor shihet si shpresa e Sampdorias, me klubin e Serie A që është në vështirësi dhe e gjen veten në fundin e klasifikimit. I dalë nga moshat e Real Madrid, sulmuesi ka luajtur edhe me ekipin e parë të Galaktikëve.

Karriera e Jese më pas ka vijuar te PSG, Stoke City, Real Betis, Sporting dhe Las Palmas, aty ku ishte bashkëlojtar me Armando Sadikun, sulmuesin e Kombëtares.

Jese Rodriguez

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?