‘Shoh mamin që flet me foton e tij…’, Ronela Hajati prek me rrëfimin për të atin

14 Janar, 08:54| Përditesimi: 14 Janar, 08:55

  • Share

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka prekur me rrëfimin për humbjen e babait të saj. E ftuar në ‘S’e Luan Topi’, Ronela shprehet se vitet kur i ati ishte gjallë ishin më të bukurat për të.

Ajo thotë se ende ja ndjen mungesën por me kurajo ka vazhduar përpara.

“Sa më shumë kohë që kalon, atëherë e kupton që babi s’do të vijë më, nuk do të kthehet në shtëpi. Jeta është e vështirë, është e padrejtë për shumë nga ne, por e tillë është. Po nuk i dhe kurajo vetes nuk ja del dot dhe unë e di që ai ka patur shumë pritshmëri për mua dhe më ka thënë që nuk ta kam merakun se e di se çfarë kam rritur. Prind nuk të bëhet askush, më ka marrë malli ta përqafoj. Është e pashmangshme, unë kam patur vitet më të bukura në jetë kur ka qenë gjallë. Nëse do të kem partner në jetë, dua të kem harmoninë dhe mirëkuptimin që prindërit e mi kishin me njëri-tjetrin. Mami çdo ditë e më shumë ja ndjen mungesën. Kur e gjej në shtëpi, vetëm e shoh që flet me foton e tij. Jemi kthyer në burnesha të dyja dhe ja dalim mirë”, tregoi ajo.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?