Shoferja e parë e autobusëve në Kosovë: Ja pse zgjodha këtë profesion! Jam përballur dhe me paragjykime

14 Maj 2020, 11:48| Përditesimi: 14 Maj 2020, 11:53

  • Share

Sot në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ nëpërmjet një lidhje në skype patëm mundësinë të njiheshim me Laura Mirena, e para shofere grua në linjën e autobusëve në Kosovë. Të punësohesh si shofere autobusi, duket paksa e vecantë pasi gjithmonë është cilësuar si një profesion paksa burrëror, por jo për Laurën, e cila e ka pasur pasion gjithmonë. Laura shprehet se ka qenë një pasion I fëmijërisë që më pas vendosi ta kthente në profesionin e saj.

Ndërsa shprehet se në momentin që filloi të mësoj autobusin të gjithë rreth saj ishin burra por sic thotë ajo ‘Më kanë pritur mirë të gjithë, në fillim janë befasuar pak për guximin, duke marrë parasysh edhe kushtet që kemi, nuk është si në perëndim.  Nuk kam pasur pothuajse asnjëherë raste kur njerëzit janë frikësuar, zakonisht më kanë pritur shumë mirë, në fillim më shikonin pak me habi dhe qeshnin të gjithë, por më pas vinin përpara dhe më uronin për guximin." shprehet shoferja e parë e autobusëve në Kosovë. 

Ndërkohë ajo thotë se është përballur edhe me paragjykime.

Në fillim ka pasur edhe pak paragjykime, sigurisht gjithmonë kemi kritika. Në fillim shumica më kanë thënë që nuk mundesh ta mësosh, nuk mundesh të ngasësh një automjet aq të gjatë, ppor me vullnet kur e do dicka shumë e arrin” përfundon Laura Mirena.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?