Makina e aksidentuar

Shoferi shmang përplasjen e këmbësorit, del nga rruga dhe plagoset vetë

7 Shkurt 2020, 09:27| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 10:10

  • Share

Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, ku si pasojë kanë mbetur dy persona të plagosur. Dy të plagosurit janë shoferi dhe një pasagjer që udhëtonte me të, ku si pasojë e humbjes së kontrollit makina ka dalë nga rruga.

Dyshohet se shoferi i makinës së aksidentuar ka devijuar rrugën për të shmangur përplasjen e një këmbësori, por më pas ka humbur kontrollin duke u përplasur me një bordurë anësore.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe ende nuk dihet gjendja e të plagosurve.

Makina e aksidentuar

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?