Shoferi maqedonas filmoi momentin kur makina i doli përpara dhe u përplas, arrestohet 20 vjeçari që shkaktoi aksidentin në Elbasan (VIDEO)

5 Janar, 11:04| Përditesimi: 5 Janar, 16:12

  • Share

Policia e Elbasanit ka arrestuar 20 vjeçarin A.T për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme (4 dhjetor) në vendin e quajtur |Ura e Murrashit”, ku me automjetin që drejtonte u përplas me kamionin që drejtohej nga 46 vjeçari maqedonas G.T, banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur ditën e djeshme, u dëmtua vetë 20 vjeçari dhe pasagjerja që udhëtonte me të.

Kujtojmë se aksidenti u filmua nga shoferi i kamionit dhe në videon që ka siguruar Report Tv shihet momenti kur mjeti që vinte nga Pogradeci është përplasur me kamionin.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/01/2024 00:08

    Dashboard cameras are the best! Mbajtja e tyre duhet te behet me ligj e detyrueshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?