Shoferi i dehur shtyp dy këmbësorë e 'arratiset' në këmbë, policia e kap pranë banesës/Pamjet në Emisionin 112

25 Prill 2020, 15:36| Përditesimi: 25 Prill 2020, 15:44

  • Share

TIRANË - Efektivët e policisë gjatë detyrës së tyre mund të jenë përballur me histori nga më të çuditshmet por ngjarja që do transmetojmë në emisionin e sotëm "112" tejkalon kufijtë e njerëzores! 
Një shofer shtyp dy këmbësorë dhe përplaset me dy makina të tjera ndërsa më pas largohet nga vendi i ngjarjes në këmbë pasi kishte kyçur makinën dhe e kishte braktisur. Aksidenti ka ndodhur pak ditë më parë në zonën e Kombinatit dhe fatmirësisht dy personat e përplasur nga mjeti janë në gjendje të mirë. 

Teksa efektivët e parë të Komisariatit nr. 6 dhe policisë rrugore mbërrijnë në vendngjarje nga informacioni i marrë nga dëshmitarë ju tregohet drejtimi nga ishte larguar ky shofer. Nga verifikimi i targës së mjetit efektivët e gjejnë pronarin e makinës pranë banesës së tij. Qytetari ndalohet nga policia por ai thotë se makinën ja kanë vjedhur. Pavarësisht deklarimeve të këtij qytetari efektivët dyshojnë në atë që ai thotë dhe e dërgojnë në vendin e ngjarjes ku sipas dëshmitarëve ai ishte personi që ishte në makinë dhe shkaktoi aksidentin.  

Në emisionin "112" të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri ju sjellim pamjet ekskluzive nga momentet e para të kësaj ngjarje deri në momentet e prangosjes së personit.
Nga efektivët e policisë i bëhet testi i alkoolit ndërsa ai rezulton në masën 0.81 mlg/l në testin e parë dhe 0.84 mlg/l në testin e dytë, pra në gjendje të dehur në një masë të lartë alkooli, ndërsa limiti për shoqërim në polici është 0.50mlg/l.

Teksa efektivët e policisë i bëjnë testin e alkoolit pronari i makinës deklaron se kishte pirë dy litra ujë me shpresën se do ulej niveli i alkoolit por ky plan nuk i funksionoi dhe ai u prangos dhe u shoqërua në komisariatin nr. 6, ku do të vijojnë hetimet për aksidentin dhe deklarimet e tij ndërsa ai rrezikon burg. 

Një tjetër situatë kërkon ndërhyrjen e efektivëve të policisë, në këtë rast një konflikt mes dy fqinjëve vë në veprim efektivët e patrullës së komisariatit nr. 6. Konflikti degjeneron me fjalë banale ndërsa dy punonjësit e policisë qetësojnë fqinjët dhe i 'pajtojnë' me njëri-tjetrin. Në emision ju sjellim pamjet edhe për këtë ndodhi nga përditshmëria e punës së punonjësve të policisë. 

Komento

Komente

  • Niku: 25/04/2020 17:07

    Ore bravo i qofte ktyne efektiveve se jane tgjindshem Nuk kam pas ne asnji vend europian nji sjellje te tille, plus qe efektive femer me floket aq tgjata??? Mahhh se di a e permban rregullorja e kodit te brendshem tpolicise. Gjithsesi rsp

    Përgjigju
  • Kafsha: 25/04/2020 16:31

    Nqse nuk meren masa shumë të forta për keta plera dhe nuk publikohet me informacion se do degjenerohene në burg qe të mblidhen të tjeret, kjo gjendje ka për të vazhduar. Serbi Sheshel thoshte: “ Që të besh zap shqiptarin duhet ti tregosh shumefish force nga cka ai zoteron ndryshe nuk ke bere asgjë qe ta kontrollosh atë “ Keshtu qe këtyre bajgave duhet tu besh hatanë qe të friksohen minjtë e tjerë që nuk marrin vesh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?