Shoferi i dehur përplas 3 makina në Berat, ja si do e pësonte nëse do ishin në fuqi ndryshimet e Kodit (VIDEO)

27 Shkurt 2020, 15:35| Përditesimi: 27 Shkurt 2020, 15:55

  • Share

BERAT-Një 59-vjeçar i dehur, që ishte duke drejtuar me shpejtësi makinën tip "Ford Fokus" përplasi 3 makina në afërsi të gjykatës. Përplasja ka qenë e fortë duke sjellë edhe përfshirjen e makinave të tjerave.

Si pasojë e aksidentit, për disa minuta është bllokuar edhe qarkullimi në njërin krah, në aksin e vetëm që përshkon qytetin e Beratit. Për fat të mirë nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.

Ekspertët e policisë rrugore i bënë 59-vjeçarit Lavdi Çuçka testin e alkoolit nga ku  rezultoi se ka qenë në gjendje të dehur, rreth 1 mg/litër. Menjëherë pas testit të alkoolit,policia ka ndaluar shoferin.

Sot Ministria e Brendshme prezantoi paketën me propozimet për ndryshime në Kodin Rrugor për shkelësit, por cfarë parashikohet për drejtuesit e makinave që kapen të dehur në timon?

Nëse shoferi që drejton makinën në gjendje të dehur, shkakton një aksident dhe rezulton me përmbajtje alkooli 1.5 g/l i hiqet leja e drejtimit me të gjitha pikët. Kjo do të thotë se shoferi rikthehet sërish në auto-shkollë për ta marrë patentën nga e para.

Megjithatë, deri në kthimin e propozimeve në ligj, gjithmonë nëse nuk ndryshojnë, do të duhet edhe shumë kohë.

1582796951_alkoli.jpg

Ndryshimet e propozuara ne Kodin Rrugor per shoferet e dehur

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?