Shoferët në Shkodër do kontrollohen nga mjetet inteligjente, Reçi: Do shmangen problematikat në qytet, parkimi dhe gjobat

24 Shkurt 2023, 11:47| Përditesimi: 24 Shkurt 2023, 11:52

  • Share

Shefi i qarkullimit rrugor Shkodër, Artan Reçi deklaroi sot se në Shkodër do të futen tashmë dhe mjetet inteligjente për vendosjen e gjobave jo vetëm për shpejtësinë, por dhe për parkimet e gabuara e xhamat e zinj.

“Problematikat në Shkodër janë: parkimi në korsinë e biçikletave dhe ai dysh. Problem janë dhe mjetet me xhama të zinj. Për të shmangur përplasjen mes drejtuesit të mjetit dhe policit do të futen mjeti inteligjent që do ti bëjë gjobat automatikisht. Nuk do të ketë më fletë gjobë në xhama dhe punonjës policie me bllok në dorë, por do të niset me foto brenda 5 ditëve fletëgjoba.

Mjeti inteligjent nuk është vetëm për shpejtësi, por dhe për parkime të gabuara.

Mjetet me xhama të zinj do të ndëshkohen më tepër e në mënyrë maksimale, ato duhet të jenë të certifikuar,” tha ai.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasim: 24/02/2023 20:06

    Shefi ma navitore shqipnis e perdhnojn tan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?