Makinetat në lokalin e 34-vjeçarit

Shndërroi lokalin në kazino, arrestohet pronari 34-vjeçar në Tiranë

25 Prill 2022, 09:58| Përditesimi: 25 Prill 2022, 09:59

  • Share

TIRANË- Ilir Tafa, pronari i një lokali në Tiranë është vënë në pranga, pasi e përdorte ambientin në mënyrë të kundërligjshme për lojëra fati.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e 34-vjeçarit, në rrugën "Muhamet Deliu", policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy makineta që shërbejnë për lojërat e fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?