Shmangni grumbullimet/ Berati mbyll lokalet e restorantet, në të kundër aplikohen gjobat

13 Mars 2020, 20:59| Përditesimi: 13 Mars 2020, 21:01

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo ka urdhëruar mbylljen e të gjitha lokaleve , bareve, restoranteve, fast-food deri në një udhëzim të dytë  në të gjithë territorin e Bashkisë Berat. Demo tha se ky urdhër do të ndiqet nga Inspektorati  Shtetëror Shëndetësor dhe nëse ka subjekte që nuk binden, atëherë do të vendosen gjoba sipas legjislacionit në fuqi.

Duke nisur nga ky moment, bazuar në urdhrin e ardhur nga Ministria e Shëndetësisë, bëj thirrje për mbylljen e të gjitha bareve, restoranteve, fast-food, lokaleve që ofrojnë shërbim për klientët, në territorin e Bashkisë Berat, deri në një udhëzim të dytë. Shërbimi në banesë (delivery), duhet të kryhet duke respektuar rregullat higjienike të miratuara. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor mbikëqyr zbatimin e Urdhrit dhe vendos masën e gjobës, sipas legjislacionit në fuqi. Në këtë betejë duhet të jemi të gjithë bashkë! Kërkojmë mirëkuptimin e të gjitha subjekteve”, tha Demo

Urdhri i Demos ka ardhur pikërisht pas pak minutash ku disa të rinjtë duke thyer urdhrat për shmangien e grumbullimeve dhe kontaktet me njëri tjetrin si pjesë  e masave parandaluese të përhapjes së koronavirusit. Disa banorë kanë nisur riteve e festës duke ndezur zjarr. E njëjta situatë është shfaqur edhe në Korçë, ku disa të rinj rebel ndezën zjarrin tradicional të Festës së Verës.  Policia ka shoqëruar disa persona që kundërshtuan urdhrin e shmangies grumbullimeve.

Dita e Verës është një festë mjaft e dashur për zonën e Elbasanit, Belshit, Gramshit, Cërrik, Librazhd, Peqin, Rrogozhinë, Berat, Korçë, ku ballokumja apo byreku me lekë janë pjesë e traditave. Megjithatë në këtë situate emergjente festimet për Ditën e Verës janë anuluar dhe është urdhëruar që njerëzit duhet të shmangin grumbullimet. Të shpresojmë që qytetarët të ndërgjegjësohen e të mos e shfrytëzojnë ditën e nesërme për piknik apo takime me familjarët, por të vetizolohen në shtëpi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?