Barrikadat në veri të Kosovës

Shmangia e tensioneve në veri të Kosovës, reagon Gjermania: Shenjë e mirë, tani mbetet dialogu

2 Janar 2023, 21:50| Përditesimi: 2 Janar 2023, 21:55

  • Share

Gjermania mirëpriti sot uljen e tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës, por nuk pranoi të komentonte rreth kërkesës së Kosovës për më shumë paqeruajtës të NATO-s në rajon.

“Kjo është një shenjë e mirë, që të dy palët janë afruar me njëra-tjetrën dhe se pakica serbe në veri të Kosovës i ka hequr barrikadat”, tha zëvendëszëdhënësja e qeverisë, Christiane Hoffmann në Berlin.

Ajo i referohej barrikadave të militantëve serbë të ngritura javët e fundit në dhjetëra lokacione në veri të Kosovës, duke bllokuar rrugët e hyrjes në dy pika kufitare me Serbinë.

Nga ana e saj, qeveria e Kosovës rihapi pikën më të madhe kufitare me Serbinë

“Prioriteti tani është që dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të vazhdojë të mbështetet. Qeveria gjermane po e bën këtë në mënyrë shumë aktive”, tha Hoffmann.

Prej datës 10 dhjetor disa serbë në Veri të Kosovës kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Kjo ka qenë përgjigja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiç, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij fillimisht i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa dje u dërgua në në arrest shtëpiak. Pantiç dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.Ditën e djeshme është liruar edhe ish polici serb Dejan Pantiç. Ky i fundit ka qenë edhe një ndër elementët që ka shtuar tensionet në veri.

Për përshakëllëzimin e tensioneve kanë reaguar Departamenti amerikan i Shtetit ku thotë se SHBA-ja dhe BE-ja janë duke punuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandat Vuçiç, për të gjetur një zgjidhje politike që të ulen tensionet në veri të Kosovës.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Berishës, si e vlerësoni?