Foto nga mbledhja e komisionit online

Shmanget përplasja me grupin e Rithemelimit, nesër mblidhet online Komisioni i Reformës Zgjedhore! Në seancë dëgjimore KQZ

26 Shkurt, 14:42| Përditesimi: 26 Shkurt, 14:43

  • Share

Të martën Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet sërish. Damian Gjiknuri e Enkelejd Alibeaj nuk do të tentojnë mbledhjen fizike të Komisionit, por për të shmangur përplasjen me grupin e Rithemelimit, mbledhja është planifikuar të bëhet online.

Këtë herë, radha është e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që pas një sërë thirrjesh të Ilirjan Celibashit, që reforma të çohet përpara, t’i paraqesë Gjiknurit e Alibeajt kërkesat që me shkrim nuk kanë munguar, adresimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese: votën e diasporës e herësin, por edhe rekomandimet e BE-së që lidhen me depolitizimin e administratës zgjedhore, financimin e fushatave etj.

Po ashtu të martën në komisionin e Reformës Zgjedhore, do të zhvillohet seancë dëgjimore edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile si dhe AKSHIN.

Më herët Gjiknuri e Alibeaj, kanë zhvilluar një sërë seancash dëgjimore me grupet e interesit, shoqërinë civile që kërkon lista të hapura, por edhe me shoqatat e diasporës që kërkojnë që në 2025 të kenë mundësi që emigrantët të votojnë.

Edhe minoritetet i kërkuan Komisionit të Reformës Zgjedhore të garantojnë përfaqësim të drejtpërdrejtë të tyre në Kuvend, kërkesë kjo e përsëritur përmes një letre disa ditë më parë nga tre parti minoritare.

Ndërkohë PD zyrtare që bashkëkryeson Komisionin, e ka prej muajsh gati draftin e saj për 1 zonë zgjedhore, votën e diasporës e lista 100% të hapura, për të cilën do të duhet të bindë edhe PS-në që në kushtet kur ka deklaruar se është komode me këtë Kod Zgjedhor, nuk ka bërë propozime.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?