Foto nga vendngjarja

Shkëputet nga 7 metra lartësi kablloja e teleferikut në Austri, 4 të plagosur

9 Janar, 16:16| Përditesimi: 9 Janar, 16:23

  • Share

Të paktën katër persona mbetën të plagosur rëndë pas shkëputjes së një kabine teleferiku në Tirol, Austri.

Sipas policisë, aksidenti është shkaktuar nga rënia e një peme mbi kabllot e teleferikut.

Michaela Burger, zëdhënësja e ekipeve të shpëtimit, nuk dha detaje për gjendjen e lëndimeve të shkaktuara tek personat që ndodheshin në të.

Sipas autoriteteve lokale, shkëputja e një kabinës së teleferikut konsiderohet një aksident i frikshëm, raporton La Repubblica.

Operacionet janë të ndërlikuara nga fakti se zona e rënies, midis shtyllave 8 dhe 9, është e vështirë për t'u arritur. teleferiku ka rënë nga një lartësi prej rreth 7 metrash.

Objekti i Hochoetz përbëhet nga rreth 60 kabina, ku vetëm njëra u rrëzua ndërsa të tjerat mbetën të lidhura me kabllon mbështetëse. 

Në momentin kur ndodhi incidenti rreth orës 10:20 me orën lokale nuk kishte erë dhe për këtë arsye rënia e papritur e pemëve nuk mund të shpjegohet. 

Katër të plagosurit - të gjithë pasagjerët e kabinës së rrëzuar - u transportuan me helikopter në spitalet në Tirol. 

Është bërë e ditur hapja e një hetimi për shkaqet e aksidentit, i cili vijon të cilësohet si “anomal”.

Sipas kompanisë, teleferiku është përkohësisht jashtë shërbimit. Njerëzit do të vazhdojnë skijimin në pjesën tjetër të zonës.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?