Shkurtohet rruga Tiranë-Korçë, Rama publikon pamje nga punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë

4 Tetor 2023, 10:13| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 10:23

  • Share

Punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë, po vazhdojnë intensivisht dhe së shpejti ky aks do shkurtojë distancën dhe kohën e udhëtimit drejt juglindjes së vendit, duke rritur edhe sigurinë rrugore.

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm ka shpërndarë në “Facebook” disa pamje nga puna që po bëhet në lotin 3 të aksin Qukës-Qafë Plloçë.

Rama shkruan se ky është një segment panoramik i cili do të shkurtojë distancën Tiranë – Korçë, duke kaluar përmes bukurive të Mokrës.

“MIRËMËNGJES dhe nga puna e përditshme në lotin 3 të aksit Qukës - Qafë Plloçë, një segment panoramik që shkurton distancën Korçë -Tiranë,  duke kaluar përmes bukurive të Mokrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Noli: 04/10/2023 13:58

    Sa km shkurtohet kjo rruge Flm

    Përgjigju
  • Lexhenda: 04/10/2023 10:38

    Ka mbi 15 vjet qe ka filluar o Rama….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?