Foto ilustruese

Shkurtohet praktika për mësuesit nga 1 vit në 3 muaj, Ministrja e Arsimit: Punësim më i shpejtë!

18 Gusht 2022, 12:36| Përditesimi: 18 Gusht 2022, 12:53

  • Share

Praktika profesionale e kandidatëve për mësues shkurtohet nga 1 vit, në 3 muaj. Kështu bëri me dije Ministrja e Arsimit Evis Kushi, të enjten.

Përmes një postimi në Facebook, Kushi theksoi se kjo do të shkurtojë kohën e pjesëmarrjes në portalin për punësimin si mësues.

“Dëshiroj të informoj të gjithë studentët dhe të sapodiplomuarit për mësuesi se me Urdhër Nr. 437, datë 20.07.2022, me ndryshimet e reja në Rregulloren e Praktikës Profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit, periudha e praktikës pas studimeve master nuk do të zgjasë më 1 vit, por vetëm 3 muaj (një periudhë mësimore). Shkurtimi i kësaj periudhe vjen si unifikim i kohëzgjatjes së praktikës edhe me profesionet e tjera të rregulluara, si ai i mjekut, i infermierit dhe i psikologut, të cilët gjithashtu e kanë kohëzgjatjen e praktikës 3 muaj. Kjo mundëson pjesëmarrje më të shpejtë të mësuesve në portal e më pas edhe për punësim. Në fokus të vëmendjes sonë janë pa dyshim nxënësit, për arsim cilësor e gjithëpërfshirës, por gjithashtu edhe mbështetja dhe vlerësimi i mësuesve në misionin e tyre për edukimin e brezave”, u shpreh Kushi.

Testimi “Mësues për Shqipërinë”, është një provim që bëhet për të punësuar mësuesit e rinj.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Info: 18/08/2022 17:06

    Ka dikush info ku aplikohet dhe si aplikohet në portal për mesues? Falimderit

    Përgjigju
  • Lushi: 18/08/2022 13:29

    Po si nuk i vjen turp kesaj ministres qe arsimi eshte ne nivele skandaloze.Akoma drejtuesit e ZvA emerojne ke duan dhe mesuesit jane ne nivele skandaloze.Drejtuesit e shkollave ne pergjithesi jane mesues te ciklit te ulet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?