Thikat dhe celularët e sekuestruar gjatë bastisjes në burgun e Shkupit

Kryengritje në burgun e Shkupit, plagosen gjatë përleshjeve dhjetë policë dhe disa të burgosur! Sekuestrohen 82 thika, 63 celularë dhe drogë

28 Tetor 2023, 16:47| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 22:36

  • Share

Të paktën dhjetë efektiva të policisë dhe disa të burgosur në Maqedoninë e Veriut janë lënduar gjatë një përplasje fizike në burgun e Idrizovës në Shkup.

Incidenti ka ndodhur pasi të burgosurit, kanë bërë rezistencë gjatë aksionit të policisë për të kontrolluar qelitë, pas informacioneve për futjen e sendeve të ndaluara.

Bastisja është kryer me urdhër që Gjykatës Penale të Shkupit, dhe policia tha se në qelitë e të burgosurve ka gjetur 63 telefona celularë, 82 thika dhe substanca narkotike.

Një grup më i madh të burgosurish kanë bërë rezistencë duke u ndeshur me policinë ku si pasojë janë lënduar 10 efektiva dhe disa nga të burgosurit.

Në mediat maqedonase dhe rrjetet sociale, janë shpërndarë foto që tregojnë të dënuarit me shenja dhune ndërsa familjarët e tyre, të mbledhur jashtë burgut thanë se “njësite speciale kanë ndërhyrë brutalisht duke rrahur rëndë dhjetëra të burgosur”.

Ora 17:14
FOTO/ Të burgosurit në burgun e Shkupit me lëndime të rënda trupore

1698506256_shkup.jpeg

Familjarët e të burgosurve në burgun e Idrizovës në Shkup, kanë shpërndarë fotografi të këtyre të fundit, ku duket se kanë pësuar lëndime të shumta trupore gjatë përplasjeve fizike me policinë.

Këto lëndime, sipas familjarëve, janë shkaktuar kur Njësia Speciale ka hyrë në burgun e Idrizovës për një kontroll, informon Alsat.mk

 

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?