Ilknur Aktash gjatë prezantimit te Shkumbini

Shkumbini shkarkon trajnerin, ekipin e drejton turkja Ilknur Aktash

11 Tetor 2023, 12:03
  • Share

PEQIN - Klubi i Shkumbinit, i cili militon në Kategorinë e Dytë të futbollit në Shqipëri ka shkarkuar trajnerin Hetlem Çapja. Pas ndeshjes së tretë sezonale, me një barazim dhe dy humbje, drejtuesit kanë falenderuar trajnerin dhe kanë ndarë rrugët me të.

Tanimë presidenti Ali Kasa ka tri opsione për emërimin e trajnerit të ri, teksa deri në emërimin e tij, ekipi do të vazhdojë punën me zv.trajneren Ilknur Aktash. Turkja nuk ka shumë kohë që iu shtua stafi teknik dhe tashmë do të jetë ajo që do merret me stërvitjen e Shkumbinit.

"Drejtuesit e KF Shkumbini njoftojnë se kanë ndërprerë me mirëkuptim të palëve mardhenien me trajnerin Hetlem Capja. Klubi dëshiron të falënderojë trajneri Capja për përkushtimin e lartë të treguar përgjatë gjithë vitit të kaluar si dhe punën e tij me ekipin për këtë vit. Klubi i uron suksese te metejshme trajnerit Hetlem Capja si dhe  shpreson qe me punen ne vazhdim ekipi i Shkumbinit te arrije objektivat e vena per kete sezon", njofton Shkumbini.

Hetlem Çapja

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?