Vrasje e dyfishtë në Dukagjin, qëllohet për vdekje kryeplaku i fshatit Bruçaj dhe djali i tij! Mbrëmë u dogjën shtëpinë, sot autorët i zunë në pritë

29 Qershor 2023, 17:49| Përditesimi: 29 Qershor 2023, 21:52

  • Share

SHKODËR- Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur ditën e sotme (29 qershor 2023) në Dukagjin të Shkodrës. Babë e bir, Gjokë Gurra dhe Eduard Gurra janë ekzekutuar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar. Report Tv mëson se babë e bir janë zënë në pritë në shtëpinë e tyre në Dukagjin, ndërsa prej vitesh jetonin në qytetin e Shkodrës. Gjokë Gurra ishte kryeplak i fshatit Bruçaj.

Policia thotë se ngjarja ka është regjistruar rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult. Një zjarrëvënie e qëllimshme e shtëpisë së tyre në Dukagjin një natë më parë, ka bërë që Gjokë Gurra, 57 vjeç dhe Eduard Gurra, 31 vjeç, të shkojnë në vendin e origjinës së tyre për të parë dëmet e shkaktuara. Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën shtëpisë, ndërsa duket si një skenar i përgatitur për t’i zënë në pritë babë e bir.

Të dy viktimat rezultojnë pa precedentë penalë, madje Gjokë Gurra kishte punuar në Policinë e Shkodrës, deri në vitin 2008, kur ka dhënë dorëheqjen. Prej rreth 15 vitesh, bashkë me djalin ka punuar kryesisht me lëndë drusore për ngrohje dhe transportimin e tyre në Shkodër. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa një ndër pistat e hetimit dyshohet mund të ketë lidhje me kultivimin e kanabisit. 

Gjokë Gurra ishte babai i dy djemve, ndërsa djali i tij Eduarti ishte baba i dy vajzave. Ende po punohet për identifikimin e autorit/autorëve që mund të fshihen pas kësaj ngjarjeje. 

1688054164_page.jpg

 

Gjokë dhe Eduard Gurra

Ora 19:34
U vra bashkë me djalin në Dukagjin, Gjokë Gurra është kryeplak i fshatit Bruçaj

1688060292_gjokegurra.jpg

Report Tv mëson se Gjokë Gurra, i cili u ekzekutuar ditën e sotme në Dukagjin bashkë më djalin, është kryeplak i fshatit Bruçaj. Ende nuk dihen arsyet e vrasjes, ndërsa ata u zunë pritë në shtëpinë e tyre në Dukagjin, teksa apo shihnin dëmet e shtëpisë nga një zjarrëvënie e qëllimshme një natë më parë.

Ora 19:19
U ekzekutua bashkë me të birin në Dukagjin, Gjokë Gurra më parë ishte pjesë e policisë së Shkodrës

1688059396_gjokegurra.jpg

Gjokë Gurra, i cili u ekzekutua ditën e sotme në Dukagjin të Shkodrës, bashkë me të birin, ka qenë pjesë e Policisë së Shkodrës. Mësohet se Gurra ka punuar si efektiv deri në vitin 2008, ndërsa më pas është larguar nga detyra me dëshirën e tij.

Ai ka punuar kryesisht me lëndë drusore për ngrohje dhe transportimin e tyre në Shkodër së bashku me të birin prej gati 15 vitesh.

Ora 18:04
FOTO/ Vrasje e dyfishtë në Dukagjin, Report Tv siguron foton e viktimave! Babë e bir u ekzekutuan teksa ishin duke parë dëmet e shtëpisë së tyre

 

Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra, babë e bir janë ekzekutuar pasditen e kësaj të enjteje në Dukagjin. Report Tv ka siguruar foton e babë e bir të ekzekutuar në Dukagjin.

Ora 18:04
Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, reagon policia: Babë e bir u qëlluan me armë zjarri, nuk dihen arsyet

 

Policia ka reaguar për vrasjen e dyfishtë në Dukagjin të Shkodrës. Policia thotë se babë e bir, Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra janë qëlluar me armë zjarri për motive që ende nuk dihen.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta  janë vrarë  me armë zjarri shtetasit Gj. G., 57 vjeç dhe djali i tij, E. G., 31 vjeç, banues në lagjen "Partizani", Shkodër.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë  për në vendngjarje.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.

Ora 17:55
Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, dalin emrat, kush janë babë e bir që u ekzekutuan

1688054331_Shkoder.jpg

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në Dukagjin të Shkodrës. Report Tv mëson se janë ekzekutuar Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ENVER HOXHA: 30/06/2023 10:39

    TE ISHA DHE NJEHER GJALL!!!

    Përgjigju
  • Dhurata Uruci shkoder: 30/06/2023 09:32

    Te hetohet Dhurata Uruci per Korrupsion dhe shperdorim detyre ne spitalin shkoder , spak dhe Bkh te fillojne hetimet. Te shikohet sasia e lekeve cash qe ka ne shtepi , 900 miljon lek cash , mjekja me dy fytyra klloun palaqo

    Përgjigju
    • dhurata: 30/06/2023 09:38

      ????

  • Agron: 30/06/2023 07:59

    Do kete vite qe ja ka marre shpirtin fshatit,nje her si polic,me pas kryeplak i perjetshem (edhe pse jeton ne shkoder qytet?),me tej edhe me shfarosjen e drureve te pyllit,me tej me hashash dhe transport hashashi sigurisht me makinat e drureve dukagjin-shkoder,dhebpasi eshte ngop me leke do i ket hyp vetja ne qejf dhe ja ka bere borxh vrasesve .

    Përgjigju
    • Agron: 30/06/2023 10:11

      I ka hyp vetja ne qejf dmth ngacmim te grave dhe vajzave te fshatit,mos llogaritja per burr asnje ne fshat duke i spiunuar,gjobitur,ofenduar etj.

    • Populli: 30/06/2023 09:03

      Nuk besij qe vetem pse te hyp vetja ne qejf duhet te vritesh por kushedi se ku jane problemet.

  • ymeri: 30/06/2023 04:18

    as greku e as serbi nuuk na ka vrare sa jemi vrare ne mes vetes tone.....turp...rrace hahvani....

    Përgjigju
  • tani: 30/06/2023 01:49

    mos vrisni komshinjte dhe njerezit e juaj ,, o hale,,,shteti ti vraase keta vrases...

    Përgjigju
  • Ceni: 30/06/2023 01:13

    Keta te “beses”!!

    Përgjigju
  • Alb: 30/06/2023 00:05

    Shqiptare po jeton si ne kohe te zogute, skamje papunci krim edhe injoranca ne kry te shtetite.

    Përgjigju
  • Berti: 29/06/2023 20:15

    Kur ndodh e keqja behemi te gjithe te zgjuar,por 2 viktimat duhet ta kishin vleresue djegjan e shtepise dhe te b/punonin me policine.Ata qe jane vrare e dine se kush.Eshte nje shkak,qe ka sjell kete pasoje.Nuk eshte veshtire te gjendet,por iken 2 veta.Gjithesesi ngushllime familjes se tyre.

    Përgjigju
  • Vasili: 29/06/2023 19:49

    A ka shkue policia per rastin e djegjes se shtepise.Apo duhej bere vrasja qe te shkohet.Megjitheate ky eshte nje rast qe do zbulohet shpejt.

    Përgjigju
  • Safeti: 29/06/2023 19:44

    Droga. Krimi. Droga. Shaljanet me Bajrat nuk shkojne mire. Kaq di te them

    Përgjigju
    • petrit: 30/06/2023 09:19

      Ku ka hy droga , vetem krime ka dhe do te kete ne vazhdimesi,Ky material i lig hyn brenda cdo familje dhe shoqerie dhe e shkaterron. Bota eshte e njohur me kete fenomen dhe ja din pasojat, tani se fundmi po ja shohim "hajrin" edhe ne.

  • Shqiperi Hesapi: 29/06/2023 19:33

    Do ket ndonje lidhje me ata qe kapi policia para disa ditesh,babai kryeplak kush e di ku ka pare gje dhe ka folur... E frikshme jeta ne shqiperi.

    Përgjigju
  • Arben: 29/06/2023 19:24

    Edhe ne vitin 2023 do vuajme pasojat e bemave te Saliut ne 1997? Me hapjen e depove te armeve me urdher te Saliut atehere, ende sot vriten shqiptaret! Kur do mbaroje kjo e keqe?

    Përgjigju
    • Riku: 30/06/2023 07:07

      Hot dog sigurisht vetem pjesen pa brume... a po fajin e ka saliu

    • Or tej: 29/06/2023 23:51

      Nqs jane larje hesapesh per drogen, armet, po te jete nevoja, futen edhe pa Saliun/Meten/Ramen or tej

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 29/06/2023 19:23

    Promovojme turizmin malor.

    Përgjigju
    • Polo: 29/06/2023 23:23

      Me pak gjelbërim.....

  • Halit: 29/06/2023 19:01

    Paçin dheun e lehte. I gjen rrumbullaku direkt pa merak

    Përgjigju
  • Shkodra: 29/06/2023 18:34

    Mos ka lidhje me keto arrestimet qe u ben 2 dit me par ?? Ndonje spiunllek a nej gja ??? Se dhe ky djali me range rover gjith diten xhiro diku i ka marr ato lek

    Përgjigju
    • Gjynah: 29/06/2023 19:40

      Me sa e njoh une Edin, i rralli djal ne Shkoder ka ken ma djal puntor se ai. Paçin drite!

  • Beni: 29/06/2023 18:28

    Ne shkoder nuk kishin nai emer te mire e kerkoshin me zor konfliktin.. gjynah me kte fund!

    Përgjigju
  • Xeni: 29/06/2023 17:54

    Albanistani vend i papare per te jetuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?