Foto pranë banesës së politikanit

Shkuan për ta arrestuar, politikani brazilian u hedh granatë punonjësve të policisë

24 Tetor 2022, 08:23| Përditesimi: 24 Tetor 2022, 08:27

  • Share

Një politikan brazilian hodhi granata ndaj policëve që shkuan në banesën e tij në Rio de Zhaneiro për ta arrestuar. Ndërsa po përpiqej të fshihej për të mos u arrestuar, Roberto Jefferson vendosi të dorëzohej mbrëmjen e së dielës pasi plagosi 2 policë.

Presidenti Jair Bolsonaro u përpoq të distancohej nga aleati i tij duke postuar një video në mediat sociale pas arrestimit të tij, duke thënë se dikush që qëllon ndaj policëve duhet të trajtohet si kriminel.

Dy oficerë u plagosën nga copëzat e një granate të hedhur nga ish-kongresmeni. Të dy shkuan në spital për trajtim mjekësor.

Në një video të postuar në mediat sociale të dielën në mëngjes, kongresmeni tregoi një imazh të oficerëve të policisë federale që mbërrinin në shtëpinë e tij, dhe më vonë pranoi në një video tjetër se kishte synuar makinën e policisë, por jo oficerët.

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë Alexandre de Moraes kishte urdhëruar që Jefferson të çohej në burg pasi ish-kongresmeni dhe presidenti i partisë politike PTB publikoi një video që ofendonte gjyqtaren Carmen Lucia, për shkak të vendimeve që ajo mori në lidhje me zgjedhjet presidenciale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?