Shkrumbohet shtëpia në Elbasan, flakët përfshijnë të gjithë ndërtesën

8 Shkurt 2023, 20:50| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 22:16

  • Share

Një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar e tëra mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Banesa që ndodhet e zonën e Bradasheshit pranë ish-kombinatit metalurgjik është djegur tërësisht. Nga zjarri, fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.

Dy mjete zjarrfikëse ishin në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit, shkaku i të cilit ende nuk dihet.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?