Foto iluestruese

Shkrumbohet një banesë në Elbasan, vetëm dëme materiale

31 Mars, 20:49| Përditesimi: 31 Mars, 20:50

  • Share

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Qerret në njësinë administrative Labinot Mal. Shkak dyshohet një shkëndije elektrike. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

‘Rreth orës 20:15, në fshatin Qerret, njësia administrative Labinot Mal, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Xh. I..

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.’- njofton policia.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?