Shkrumbohet nga zjarri makina në Fushë-Mamurras! Automjeti ishte në lëvizje, babe e bir shpëtojnë pa lëndime

19 Nëntor 2023, 14:51| Përditesimi: 19 Nëntor 2023, 14:57

  • Share

LEZHË- Një automjet u shkrumbua nga flaket e zjarrit në autostradën Milot-Thumanë. Ngjarja ndodhi në orët e drekës të së dielës pranë rrethrrotullimit në Fushë-Mamurras.

Makina në të cilën udhëtonin babë e bir ishte në lëvizje kur nisi të nxjerrë tym, por shoferi dhe pasagjeri arritën të dalin pa marrë lëndime.

Për shuarjen e flakëve ndërhynë zjarrfikësit e Kurbinit, ndërsa nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shkak i zjarrit është bërë një defekt në sistemin elektrik të makinës, duke sjellë djegien e plotë të saj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?