Kronikë

Shkrumbohet nga flakët një makinë në Korçë, dyshohet se është e qëllimshme (VIDEO)

18 Nëntor 2021, 08:45| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 13:32

  • Share

Një makine i është vënë flaka në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Mborje në Korçë. Sipas policisë është djegur makina tip "Benz", në pronësi të shtetasit Arjel Cene, i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij. Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Burime bëjnë me dije se Cene ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë konflikt me të tjerë. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vijon...

1637225133_makinekorce1.jpeg

1637225144_makinekorce2.jpeg

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?