Shkrumbohet nga flakët një makinë në aksin Fier-Fermë, makina ‘pushtohet‘ nga tymi

9 Dhjetor 2023, 15:22| Përditesimi: 9 Dhjetor 2023, 15:26

  • Share

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët në aksin Fier- Ferme- Clirim, teksa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët zjarrfikës të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ndërkohë që automjeti është shkrumbuar totalisht, drejtuesi i mjetit sapo ka pikasur flakët ka dalë menjëherë duke i shpëtuar rrezikut. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt elektrik.

Djegia e makinës ka shkaktuar radhë të gjatë automjetesh për shkak të bllokimit të qarkullimit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?