Shkrumbohet një kamionçine në hyrje të bypass-it të Fierit! Mjeti mori flakë në ecje, shpëton për mrekulli drejtuesi (VIDEO)

4 Nëntor 2022, 14:13| Përditesimi: 4 Nëntor 2022, 14:24

  • Share

FIER- Në hyrje të Bypass-it të Fierit një mjet kamionçinë ka marrë flakë në ecje.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, mjeti është shkrumbuar totalisht ndërsa brenda tij ndodhej vetëm drejtuesi.

Ky i fundit ja ka dalë të shpëtojë mrekullisht ndërsa mjeti me tagra AA 912 OV e tipit ‘Mercedes Benz’ është djegur e gjitha.

Kamionçina përdorej për të transportuar mallra të ndryshme plastike ndërsa ende nuk dihet shkaku i këtij incidenti.  Zjarrfikësja dhe policia kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?