Foto ilustruese

Kronikë

Shkrumbohet nga flakët një banesë në Elbasan, nuk ka të lënduar

10 Gusht 2021, 19:27| Përditesimi: 10 Gusht 2021, 19:33

  • Share

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Lleshan në Elbasan. Policia njofton se ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H.M, rreth 70 vjeç, dhe për pasojë shtëpia është djegur plotësisht.

Nga zjarri nuk ka dëme në njerëz. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. 

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?