Shkrumbohet nga flakët një banesë në Hot të Ri (VIDEO)

16 Janar 2023, 10:42| Përditesimi: 18 Janar 2023, 14:27

  • Share

Një banesë është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e së hënës në fshatin Hot i Ri.

Banesa një katëshe është shkrumbuar thuajse totalisht, ndërkohë që kanë qenë familjarët ato të cilët kanë njoftuar zjarrfikëset të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.

Kryefamiljari Nikolin Goriçi, ka rrëfyer momentin kur ka parë që nga banesa e tij po dilte tym dhe menjëherë kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Në këtë banesë jetojnë 6 persona ndërkohë që dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, çka ka bërë që zjarri më pas të përhapet me shpejtësi dhe të krijojë dëme të shumta materiale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?