Makina e djegur

Kronikë

Shkrumbohet nga flakët një automjet i parkuar në Elbasan (FOTO)

24 Nëntor 2021, 07:19| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 09:28

  • Share

Një automjet është shkrumbuar nga flakët në Elbasan mëngjesin e sotëm.

Ngjarja u regjistrua në Lagjen “Vullnetari” rreth orës 04:55, ku mjeti tip "Citroen" me targë AB 085 B që ishte në përdorim të shtetasit Ervin Tafa, u përfshi nga flakët teksa ishte i parkuar pranë banesës së tij. Automjeti ishte në pronësi të firmës ku ai punonte.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e  rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit në automjet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?