Shkrumbohet nga flakët makina në Tiranë, shkak dyshohet një defekt teknik (VIDEO)

14 Shkurt 2023, 16:30| Përditesimi: 14 Shkurt 2023, 17:09

  • Share

Një makinë është përfshirë nga flakët në zonën e Kinostudios në Tiranë. Gjatë pasdites së sotme, automjeti dyshohet se ka pësuar një defekt teknik dhe për pasojë është shkrumbuar nga flakët, siç duket edhe nga pamjet e siguruara.

Fatmirësisht brenda makinës nuk ka patur asnjë person dhe nuk raportohen dëme të tjera përveç atyre materiale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bëhen hetimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet e zjarrit. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?