Kronikë

Shkrumbohet nga flakët makina në ecje në bypass-in e Fierit, nuk ka të lënduar

9 Gusht 2021, 17:57| Përditesimi: 9 Gusht 2021, 18:17

  • Share

Një automjet tip ‘Ford’, është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në bypass-in e Fierin. Automjeti është përfshirë nga flakët në segmentin rrugor pranë Spitalit Memorial në Fier.

Dyshohet se ka qënë një shkëndijë elektrike që ka shkaktuar zjarrin. Ftamirësisht nuk ka të lënduar nga zjarri që përfshiu mjetin. Forcat zjarrëfikese dhe policia në vendin e ngjarjes.

‘Sot rreth orës 17:30, në bypass-in e Fierit, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip "Ford", me drejtuese shtetasen D. M., banuese në Tropojë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.’- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?