Foto ilustruese

Shkrumbohet nga flakët banesa prej druri në Elbasan, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

1 Shkurt 2023, 08:35| Përditesimi: 1 Shkurt 2023, 08:40

  • Share

Një banesë e ndërtuar e gjitha prej druri në Elbasan është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së djeshme. Burime për Report TV bëjnë me dije se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme nga persona që kanë konflikte me pronarin e banesës.

Zjarrfikësit mbërritën në lagjen ‘5 maji’ por banesa ishte djegur pothuajse totalisht. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar përveç dëmeve materiale.

Ndërkohë grupi hetimor i policisë po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?