Shkrumbohet mobilieria në Lushnjë, shkak dyshohet shkëndija elektrike

17 Dhjetor 2023, 09:47| Përditesimi: 17 Dhjetor 2023, 09:55

  • Share

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është djegur një mobilieri në Krutje të Lushnjës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit. Në momentin e flakëve në punishte nuk ka pasur njerëz, ndaj edhe njoftimi për rënien e zjarrit është bërë me vonesë.

Ardhja e zjarrfikëses bëri të mundur fikjen e flakëve, ndërsa mobilieri u dogj e gjitha së bashku me materialet që ishin brenda saj.

Prania e lëndëve drusore dhe kimike bëri të mundur që zjarri brenda 30 minutave të djegë gjithçka. Shkaku sipas policisë dyshohet të ketë qenë shkëndijë elektrike. Fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar dhe as objekte të tjera pranë mobilierisë.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?