Kronikë

Shkrumbohet makina në Vlorë, pronari: I hodha ujë, por për çerek ore mbaroi

4 Maj 2021, 11:02| Përditesimi: 4 Maj 2021, 11:26

  • Share

Një makinë është shkrumbuar nga flakët në orëte para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës. Mësohet se makina tip “Opel” ka marrë flakë teksa ishte e parkuar në lagjen “Partizani”.

Dyshohet se shkak i djegies së makinës ka qenë një shkëndijë elektrike. Sipas pronarit automjeti është djegur menjëherë si pasojë e flakëve.

Isha te lagja, zbrita i hodha ujë. Ajo u dogj. Makina kishte dy orë e fikur. Me naftë është. Për çerek ore mbaroi. I hodha ujë, merr e hidh, por nuk u fik. Nuk kishte ca ti bënte as zjarrfikësja” tha pronari.

1620120387_Sequence03.00002007.Still004.jpg

Makina e djegur

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?