VIDEO/ 'Gllabërohet' nga flakët banesa në Shkodër, shkrumbohet totalisht

3 Shkurt, 19:01| Përditesimi: 3 Shkurt, 20:20

  • Share

Një banesë është shkrumbuar totalisht nga flakët në fshatin Gimaj të Njësisë Administrative Shalë, në Shkodër.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona në banesë kur është përfshirë në flakë.

"Rreth orës 19:00, në banesën e shtetasit T. K., në fshatin Gimaj, Shalë, ka rënë zjarr dhe për pasojë është djegur banesa ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale", njofton policia.

Forcat zjarrfikëse kanë marrë informacion dhe së bashku me policinë po hetohet për zbardhjen e kësaj ngjarje. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht si pasojë e shkëndijës elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 03/02/2024 19:21

    E ka djegur vetë ky me Drin për të shitur filmimin! Si ka mundësi që në Gimaj na u gjendka një Drin që filmon live djegien?!! Kërkojeni në hartë se ku gjendet dhe do më jepni të drejtë....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?