Shkrumbohet banesa në Malësinë e Madhe, në qiell të hapur familja me 6 anëtarë (VIDEO)

31 Mars 2020, 18:11| Përditesimi: 31 Mars 2020, 18:32

  • Share

MALËSI E MADHE- Një banesë është shkrumbuar nga flakët rreth orës 17:00 në fshatin Gruemirë të Bashkisë Malësi e Madhe. Nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërkohë që banesa është shkrumbuar thuajse totalisht.

 Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës në banesën e shtetasit Angielin Prrojaj.

Fatmirësisht familjarët kanë arritur të dalin nga banesa në kohën e duhur.

Tashmë familja me 6 anëtare është në qiell të hapur.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve të zjarrit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?