Pamje nga vendngjarja

Shkrumbohet banesa në Shkodër, familja pret Krishtlindjet në qiell të hapur

24 Dhjetor 2022, 20:01| Përditesimi: 24 Dhjetor 2022, 20:02

  • Share

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është raportuar në qytetin e Shkodrës ku familjes Mhilli i është shkrumbuar totalisht banesa njëkatëshe.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 në Samrisht të Dajçit ndërsa në të jetonin Pjetër Mhilli dhe bashkëshortja e tij. Ndonëse pati ndërhyrje nga zjarrfikësit, shtëpia u shkrumbua totalisht.

Familja Mhilli është strehuar tek të afërmit. Kërkohet ndërhyrja e ekspertëve, për të identifikuar shkaqet e rënies së zjarrit.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?