Banesa e djegur në Laç

Shkrumbohet banesa dy katëshe në Laç! Në Mat digjet shtëpia, prindërit e dy fëmijët dërgohen në Tiranë

7 Prill 2020, 09:36| Përditesimi: 7 Prill 2020, 09:41

  • Share

Një banesë dy katëshe në qytetin e Laçit është djegur totalisht, në lagjen "Sanxhak". Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Banesa është në pronësi të një personi me probleme të shëndetin mendor. Nga hetimet paraprake dyshohet që shkak për zjarrin të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë edhe në Mat, një banesë u përfshi nga zjarri. Katër pjesëtarë të familjes pësuan djegie, dhe janë dërguar në spital në Tiranë,

Prindërit dhe dy fëmijët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?