Kronikë

Shkrumbohen nga flakët dy banesa të komunitetit rom në Gjirokastër, flet pronari: Kisha 3 mln lekë të fshehura në dyshek

14 Maj 2021, 10:32| Përditesimi: 14 Maj 2021, 10:44

  • Share

Dy banesa janë djegur në Gjirokastër. Banesat model kasolle, të cilat ndodhen pranë luginës së Drinos, i përkasin Skënder Trimit dhe Gëzim Rivanit nga komuniteti rom.

Për shkak të zjarrit ka pasur dëme materiale dhe e gjithë kasollja është shkrumbuar nga flaket. Në njërën prej kasolleve shprehet një nga banorët, kishte tre milionë lekë të vjetra, të cila i janë djegur, pasi i kishte të fshehura në dyshekun ku flinte me gruan.

‘Nuk kam ku të fle. Ja ngelëm kështu tani. Kisha 3 mln lekë brenda. Kisha varëset e floririt brenda. Unë se di sesi shpërtheu flaka. Dëgjuam shumë zhurmë, por morëm fëmijët dhe ikëm ne. Ishte kasolle e blinduara ishte me fibër, unë këtë kasollen tani sa e bërë e kam të re.’- tha pronarja e një prej kasolleve.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?