Kronikë

Shkrumbohen tre makina gjatë natës në Vlorë, dy në pronësi të një personi, zjarrvënia e qëllimshme

21 Shtator 2021, 08:44| Përditesimi: 21 Shtator 2021, 12:27

  • Share

Tre automjete janë shkrumbuar gjatë natës në Vlorë, ndërsa dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Dy automjete janë shkrumbuar në fshatin Vllahinë në Selenicë rreth orës 03:17 të mëngjesit të sotëm, ndërsa makinat rezultojnë në pronësi të Tomor Karçanit. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, por nuk ka ende të tjera detaje për ngjarjen.

Po ashtu, gjatë orës 23:15 një automjet u shkrumbua te ish-ushqimorja. Edhe në këtë rast dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa automjeti i shkrumbuar tërësisht rezulton në pronësi të Blerim Derrajt.

Për ngjarjet nuk bëhen me dije të tjera deatje, ndërsa polici ka nisur hetimet.

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?