Josh Kruger

‘Shkruante për temat LGBTQ+ dhe abuzim me drogën’, qëllohet 7 herë në shtëpinë e tij, vdes gazetari amerikan

2 Tetor 2023, 21:56| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 21:59

  • Share

Josh Kruger, gazetar i pavarur dhe avokat amerikan, u qëllua 7 herë me armë zjarri në shtëpinë e tij duke i marrë jetën 39-vjeçarit mëngjesin e së hënës, sipas zyrtarëve lokalë.

Policia beson se dera e shtëpisë së tij në Point Breeze ishte e hapur ose vrasësi dinte se si të hynte brenda. Sipas raportimit të policisë, ai është dërguar menjëherë në spitalin ‘Penn Presbyterian’, por nuk ka mundur ti rezistonte plagëve të marra.

Sipas raportimit policor askush nuk është arrestuar dhe nuk është gjetur asnjë armë, duke shtuar se nuk ka informacion publik për rrethanat e vrasjes, raporton CNN.

“Josh kujdesej thellësisht për qytetin tonë dhe banorët e tij, gjë që ishte e dukshme si në shërbimin e tij publik ashtu edhe në shkrimin e tij. Inteligjenca, kreativiteti, pasioni dhe zgjuarsia e tij shkëlqenin në gjithçka që bënte dhe drita e tij u shua shumë shpejt”, tha kryebashkiaku Jim Kenney.

Sipas prokurorit të qarkut, Kruger shpesh shkruante për tema LGBTQ+, si dhe abuzimin me drogën dhe të pastrehët.

"Shumë prej nesh e njihnin Josh Kruger si një shok që nuk ndaloi kurrë së shkruari për LGBTQ+", shtoi në një deklaratë Komiteti Këshillimor i Prokurorit të Rrethit LGBTQ+. 

“I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e Josh Kruger. Ai u kujdes shumë për qytetin tonë dhe banorët, gjë që ishte e dukshme në shërbimin dhe shkrimin e tij publik”, shkroi kryetari i bashkisë së Filadelfia Jim Kenney në X, ish-Twitter.

Kruger menaxhoi prezantime në mediat sociale për kryebashkiakun dhe Zyrën e Shërbimeve të të Pastrehëve nga 2016 deri në 2021. Ai u largua nga qeveria e qytetit për t’u fokusuar në shkrimin e projekteve për mediat dhe kauzat progresive. Ai shkroi në periudha të ndryshme për Philadelphia Weekly, Philadelphia City Paper, Philadelphia Inquirer dhe botime të tjera, duke fituar çmime për stilin e tij prekës dhe shpesh humoristik.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?