Shkuan nga Kruja në Lezhë për të shitur kanabis, kapet një transportues, në kërkim një tjetër! Në pranga edhe blerësi i drogës

9 Mars 2022, 11:10| Përditesimi: 9 Mars 2022, 11:19

  • Share

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Lezhës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas përfshirjes së tyre në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Të arrestuarit janë Roland Muzhaqi 33 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi  i bimëve narkotike”, dhe Dritan Llani, 44 vjeç, banues në Krujë.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e Sokol Kurti 24 vjeç, banues në Krujë.

Dy prej tyre u kapën në oborrin e banesës së Roland Muzhaqi i cili do të blinte lëndën narkotike që e kishin transportuar nga Kruja Dritan Llani dhe Sokol Kurti. Ky i fundit ka mundur të largohet në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 31 kilogramë kanabis sativa, 2 automjete, 2 aparate celulare dhe targa automjetesh. 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitje të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?