Shyqri Nimani

Shkruajti deklaratën e pavarësisë së Kosovës, humb jetën Shyqri Nimani

22 Qershor 2023, 14:27| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 14:29

  • Share

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë akademiku dhe shkruesi i deklaratës së pavarësisë së Kosovës, Shyqri Nimani.

Vepra dhe jeta e tij është nderuar me një minutë heshtje edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari Konjufca ka thënë se akademiku, Shyqri Nimani ka pasur karrierë të bujshme dhe pas vetes ka lënë gjurmë të thella artistike./KosovaPress

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?