Futbollistët e klubit të Ballkanit

Shkroi historinë një javë më parë, Ballkani lajmëron tifozët për të enjten: Stadiumi s’ka më vend!

12 Tetor 2022, 12:48| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 12:51

  • Share

Klubi shqiptar i Ballkanit në Kosovë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për ndeshjen e ditës së enjte kundër Sivasporit në grupet e Conference League. Skuadra që po bën krenarë shqiptarët thotë se të gjitha biletat për ndeshjen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës janë shitur.

13.500 tifozë do jenë nesër për të mbështetur Ballkanin në ndeshjen mjaft delikate për fazën e grupeve. Edhe pse ndodhet i pari Ballkani është në kuotën e katër pikëve, ashtu si edhe 3 ekipet e tjera.

Një javë më parë Ballkani mori fitoren historike në Turqi kundër Sivasporit me rezultatin 3-4, ndërsa fill pas saj drejtori Nderim Nexhipi për ‘Report TV’ deklaroi se do tentojmë kalimin e grupit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?