Shkrirja e 13 gjykatave, Report Tv zbardh relacionin! KLGJ: U bazuam në modele si Suedia, Danimarka, Holanda

19 Qershor 2022, 10:53| Përditesimi: 19 Qershor 2022, 11:35

  • Share

TIRANË- Harta e re gjyqësore në Shqipëri e cila redukton në 50 % numrin aktual të gjykatave është marrë si model nga 4 vende të Bashkimit Europian.

Report Tv ka siguruar relacionin e Këshillit të Lartë Gjyqësor i cili shpjegon se për të arritur në draftin me 13 gjykata të shkallës së parë nga 22 dhe në një apel nga 6 që kishte më parë ata kanë marrë modelet, Daneze, Portugeze, Suedeze, Holandeze dhe modelin e Moldavisë.

Sipas KLGJ, në harkun e një dekade Suedia ka reduktuar prej 1999 deri në 2020 në 48 numrin e gjykatave nga 98 që ka patur më herët. Ndërsa Portugalia ka ulur në mënyrë drastike numrin e gjykatave nga 300 në vetëm 23 gjykata të shkallës së parë.

Holanda rezulton se ka përafërsisht shkrirjen e gjykatave në nivelin e hartës së re gjyqësore në Shqipëri ku më herët në vitin 2013 Holanda ka shkrirë 8 gjykata të shkallës së parë dhe 1 apel duke e çuar numrin nga 19 në 11 dhe nga 5 në 4.

Ndërsa harta gjyqësore e Danimarkës është reduktuar në 2007 nga 82 gjykata në vetëm 24 të tilla.

E teksa ky draft ndodhet në Ministrinë e Drejtësisë, të financave dhe qeverinë shqiptare për të marrë dritën jeshile avokatët në vend deklarojnë se do të vazhdojnë bojkotin.

Mes dhomave që nuk pranon të rikthehen në shërbim dhe sallat e gjyqit janë ajo e Vlorës dhe Shkodrës të cilët thonë se përveç seancave ata do të nisin edhe bojkotin e masave të sigurisë.

Shembuj të reformave të hartës gjyqësore në Evropë

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 19/06/2022 13:51

    Model suedez se ne suedi per nje gjyq ne apel pret 5 vjet tani minimumi 10,model suedez ku 3/4 e gjyqtareve jane shkarkuar per korrupsion dhe lidhje me krimin mos e merrni mundimin o qytetar me e zgjidh ceshtjen kriminale ne gjykata po keni byth zgjidhini vet.

    Përgjigju
  • ziguri: 19/06/2022 12:08

    Ne falt Shqiperia nje standart ka me keto vende qe krahadoni ju....!! A u ftofshi ne b*the....

    Përgjigju
    • Noku: 19/06/2022 13:45

      As mos i luj presjen! Qenkan lodh shume keta KLGjistat. Paskan marre copy paste ndej lart Evrope dhe bere ramaforme. U duket Kuksi si Malmoe, dhe Librazhdi si Kopenhahen.

  • Genti: 19/06/2022 11:50

    Nuk shikoj ndonje model nga 6 gjykata te reduktohen në 1. Ky eshte model Shqiptar. Qellimi: Per disa perfitime te vogla personale KLGJ po shkateron nje shtet te tere. Pa drejtesi nuk ka shtet

    Përgjigju
  • Durresi: 19/06/2022 11:03

    Nuk duhet te ishin bazuar ne pervojen e shteteve te tjera,sodomos e tipit suedi,ku nuk vjedhin,nuk ndotin,nuk tbyejne rregullat qarkullimit rrugor,e jo me ti bjere komshiut me sepate per gardhin me ferra... Ketu duhet gjykate ne cdo lagje..

    Përgjigju
    • Arber: 19/06/2022 11:28

      Fiks se edhe populli shqitar eshte kaluar atij suedez pa folur pastaj per gjykatesit qe ja kolojne atyre te Danimarkes.Zot na ruaj nga budallenjte se po na mer lumi

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?