‘Shkrimtar, më i mirë se humorist’, Ermali i kthen përgjigje ‘thumbit’ të Luizit: Goditje poshtë brezit

18 Janar, 11:48| Përditesimi: 18 Janar, 11:58

  • Share

Ermal Mamaqi i ka kthyer përgjigje Luizit, i cili u shpreh me ironi se Ermali është më i mirë si shkrimtar sesa si humorist.

“Luizi bëri një goditje poshtë brezit me këtë histori që trilloi. Sigurisht, ka diçka që e ka mërzitur, por po të shohësh atë që kam thënë unë për Luizin, ka qenë diçka vërtet e sinqertë. Unë nuk kam thënë që nuk di të këndojë”, u shpreh Ermali.

Më tej, vijoi: “Pyetja ka qenë: “A të pëlqeu Luizi si aktor?” dhe me të vërtetë më pëlqeu dhe po e them edhe tani që më pëlqeu më shumë si aktor sesa si këngëtar, sepse nuk i kam ndjekur këngët e tij dhe nuk ka asgjë të keqe, por besoj kjo e ka prekur Luizin. Sinqerisht më vjen keq dhe le ta lëmë 2-1 me Luizin”.- tha Ermali i ftuar në Wake Up.

Kujtojmë se Ermali, i ftuar në “Më lër të flas”, u pyet se si iu duk Luizi si aktor në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”. Ermali u përgjigj: “Mirë. Ishte aktor i mirë. M’u duk aktor më i mirë se këngëtar. Kishte shumë talent”.

Nuk vonoi shumë dhe Luizi ktheu: “Edhe unë mendoj që Ermali është shkrimtar më i mirë se humorist. Mbaj mend që kam qenë të Panairi i Librit dhe dikush bleu një libër, të cilin e ndoqa me sy dhe kur doli jashtë, i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja”, në një intervistë për binjakët Veshaj.

Pra, sipas Ermalit, debati tashmë ka marrë fund, por s'e dimë nëse Luizi dakordëson.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?