Shkrihet gjykata e Kurbinit, 1600 dosje transferohen në Lezhë, avokatet: Do të krijohet kaos dhe vonesa në drejtësi

1 Maj 2023, 12:18| Përditesimi: 1 Maj 2023, 12:38

  • Share

 

Që prej kësaj të hëne Gjykata dhe Prokuroria e Kurbinit do të jenë jashtë funksioni. Me hyrjen në fuqi të pjesës së dytë të hartës së re gjyqësore, këto institucione të drejtësisë janë zhvendosur në Lezhë, ku janë transferuar plot 1600 dosje.

Zbatimi i këtij vendimi nuk është pritur aspak mire nga Dhoma Vendore e Avokatisë në Lezhës, sipas të cilëve mungesa e institucioneve të drejtësisë do të paralizojë mijëra banor të Kurbinit të cilëve ju duhet të udhëtojnë drejt Lezhës për të marrë shërbime.

Me hartën e e re gjyqësore qarku i Lezhës do të ketë vetëm 1 gjykatë dhe prokurori, por ambientet e kufizuara dhe numri i ulet i gjyqtareve dhe prokurorëve pritet të krijojë kaos dhe vonesa në sistemin e drejtësisë.


Lajmi kryesor:

Faza e dytë e implementimit të hartës së re gjyqësore, sot pushojnë së ekzistuari 9 gjykata të shkallës së parë! Ja ku transferohen dosjet


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?