Erzeni rrezikon seriozisht shkrirjen si ekip dhe nisjen e garës nga Kategoria e Tretë në futbollin amator. Gjithçka vjen në kushtet kur financat për të mbajtur një klub futbolli janë të larta, me Bashkinë e Shijakut që nuk ka financuar në klub, me këta të fundit që kanë qenë në formën e një Shoqate.
Për shkak të financave të pakta, presidenca ka hequr dorë nga mbajtja e klubit të Superligës, që surprizoi gjysmën e parë të sezonit të shkuar dhe ia doli të mbijetojë në Superligë, kjo falë play-off.
Këtë të enjte, klubi zhvilloi një mbledhje ku u konfirmua se nuk ka financa dhe nuk ka investitorë potencial. Madje, aty u konfirmua se me gjasë Erzeni do të heqë dorë nga pjesëmarrja në Kategorinë Superiore dhe do ta rinisë rrugëtimin nga futbolli amator, praktikisht Kategoria e Tretë.
Kostot shtohen edhe për shkak se stadiumi "Tofik Jashari" në Shijak nuk është i licencuar për ndeshjet e Superligës, teksa skuadra si pritëse ndeshjet e sezonit të shkuar i zhvilloi në "Niko Dovana" të Durrësit.
Në Shijak tifozët dhe lojtarët nën kontratë janë në ankth për të ardhmen, teksa pritet një tjetër mbledhje sot në 19:00 mes Bashkisë dhe Shoqatës së Futbollit, për të vendosur pikat mbi "i".
Nëse Erzeni tërhiqet nga gara, atëherë shanset për t'u ngjitur në Superligë janë të Korabit që humbi në play-off, ose edhe të Flamurtarit që doli në vendin e tretë të Kategorisë së Parë.
S.DH/ReportTv.al
Nëse Erzeni shkrihet, automatikisht rikthehet Bylis ne superligë, e nëse edhe Kukësi tërhiqetatherë rikthehet edhe Kastrioti. Sa per Flamurtarin apo Korabin shpresat janë zero, sepse nga superliga zbresin vetëm 2 ekipe. Po gazetaret tane si gazetar leshi kshu shkruajn, dmth pa dijeninë e salës apo likes????????????
PërgjigjuNese erzeni shkrihet kthehet korabi automatikisht. Si pjesmarse e playoffit. Po ti ku i gjen kto info ????????
Kryebashkiaku Arbana qe mori ne menyre absolute postin duhet te marr drejtimin e klubit te futbollit te Shijakut . Eshte turp per bashkine e Shijakut te leje fansat e zharrte pa ekipin e zemres.Mendoj pozitivisht per vendimin e kryetarit Arbana
PërgjigjuKu ka lek Toni (Elton Arbana ) me mbajt Erzenin . I harxhoi ne fushate te gjitha. E ka mbush administraten me horra , hajdute , drogaxhinj , trafikante. I shkreti ti Ledi qe mendo pozitivisht. ????
...do shkrihet edhe Kukesi...
Përgjigju