Shkozë/ Shqipëria me një godinë të re të Arkivit Qendror Shtetëror, Rama: E tmerrshme se si u la në mëshirë të fatit për dekada të tëra (Pamjet)

28 Dhjetor 2020, 13:08| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 13:25

  • Share

Ka përfunduar pjesa e parë e projektit për ndërtimin e vendruajtjes së Arkivit Qendror Shtetëror në Shkozë.

Kryeministri Edi Rama ishte në një inspektim ditën e sotme në godinën e re, për të cilën u shpreh se është bërë sipas standarteve më të mira arkivore për të ruajtur biografinë e shtetit tonë.

Ai thotë se është e tmerrshme se si është lënë infrastruktura e Arkivit Qendror Shtetëror, sidomos në vitet e Rrumpallës Demokratikase.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit, Ardit Bido gjatë inspektimit të kryeministrit Rama, u shpreh se kjo është vetëm faza e parë dhe godina e parë e projektit.

Ai u shpreh se janë dhe 2 godina të tjera në pritje për tu rikonstruktuar, si dhe ambjenti rrethues i këtij kompleksi, një projekt që pritet të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm.

Aktualisht të dy godinat, në Tiranë dhe e reja në Shkozë kanë një kapacitet prej 75 mijë kutish ku ruhen dokumente të shtetit shqiptar.

Bido u shpreh se kjo do të jetë funksionale për 20 vitet e ardhshme ndërsa godinat e tjera që do të ndërtohen do të mbahen për raste emergjencash.

Godina e re e Arkivit Qendror Shtetëror

 

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?